Me mbylljen e ceremonisë së “The Best”, Fifa ka publikuar mënyrën se si është votuar nga trajnerët, kapitenët e skuadrave dhe përfaqësuesit e medias.

Ajo që bie në sy është fakti i çuditshëm se në votimin e përfaqësuesve të medias sportive shqiptare ka marrë pjesë Dhurata Bejzade, anëtare e Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë në RTSH.
yrg437r8
RTSH-ja, që transmeton aktivitetet zyrtarë të FIFA-s, me të drejtë mund të votojë për këtë trofe, por duhej që ky institucion të kishte përzgjedhur një përfaqësues të mirëfilltë të medias sportive, që me siguri nuk i mungon.

Ndërkohë kapiteni i kombëtares Ansi Agolli është ai që ka goditur në shenjë me zgjedhjet e tij për “Lojtarin më të mirë të 2016-ës”. Mbrojtësi kuqezi e ka rënditur treshen fituese ashtu siç u rreshtua në podium, me Ronaldon në krye, Mesin më pas dhe Grizman të tretin.

E ndërsa Agolli ka goditur në shenjë, trajneri i përfaqësueses Xhani De Biazi ka dhënë një votë të çuditshme. Të parin ka rënditur Xhanluixhi Bufonin me një votim të dukshëm “nacional”, duke preferuar një bashkëkombas që në përfundin nuk arriti dot në treshe.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: