Shërbimi sekret rus në bashkëpunim me serbët, kanë punuar aktivisht për të destabilizuar Ballkanin shkruan në numrin e sotëm gazeta prestigjioze britanike “The Guardian”, e cila ka botuar një seri dokumentesh ekskluzive, të siguruara nga shërbimet inteligjente.

Sipas kësaj të përditshmeje, fokus shumëvjeçar i shërbimeve sekrete serbe dhe ruse ishte sidomos Maqedonia. Sipas transkripteve të botuara, nënvizohet se prej dhjete vitesh po mundohet të krijohet një konflikt etnik dhe politik, për ta vonuar anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

Dokumentet e botuara tregojnë se Moska është duke rritur tentativat për ndikim në shtetet e ish-Jugosllavisë. Qëllimi i Kremlinit dhe i Beogradit është që të parandalojnë anëtarësimin e Ballkanit në NATO, bën të ditur “The Guardian”.

Dokumentet janë siguruar fillimisht nga një organizatë që raporton për krimin e organizuar dhe korrupsionin, e cila më pas ia ka dhënë ato gazetën britanike. Sipas dokumenteve, Rusia përmes diplomacisë publike ose njohur si “Soft Power” ka pasur si qëllim që të izolojë Maqedoninë nga ndikimi i perëndimit. Po ashtu, miliona euro janë investuar për organizata dhe OJQ në Ballkan për të promovuar identitetin “pan-Sllavik”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb