TIRANË-Gazeta Britanike “The Guardian”, i kushton një artikull situatës së korrupsionit në Shqipëri. Me titullun, Shqipëria bën përparim në betejën për të luftuar korrupsionin dhe për të përmirësuar imazhin e saj, e perditshmja britanike thekson se korrupsioni prej kohësh është pjesë e përditshmërisë së Shqipërisë.

“Njerëzit flasin se për të dërguar një te afërm në spital dhe për të pasur një trajtim të mire duhet të paguash mjekun, ose per te përshpejtuar procesin e regjistrimit të një prone serish duhet të paguash”, shkruan The Guardian. Kjo kulturë e ryshfetit jo vetem që ka penguar pjesën më delikate të shoqerisë që të kenë akses në shërbimet e nevojshme, por e ka dëmtuar edhe imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë.

The Guardian citon kryeministrin Rama qe deklaron se reputacioni i dobët ndërkombëtar i Shqipërisë është i bazuar në stereotipe të ekzagjeruara dhe jo të vërtetë, por pranon se lufta kundër korrupsionit është çelësi për të ndryshuar perceptimet.

“Për të përmirësuar imazhin e një vendi, së pari ju duhet të ndryshoni vetë vendin,” shprehet kreu I ekzekutivit. “Unë besoj se korrupsioni bëhet alternative kur një qeveri nuk është në gjendje për t’i shërbyer qytetarëve të saj në mënyrë transparente dhe efikase. Pra, ne kemi për të modernizuar, dhe modernizimi ka të bëjë me reformat.” citohet kryeministri Rama.

(a.n/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: