LONDËR – E përditshmja britanike “The Guardian” ka zgjedhur një vepër të artistit shqiptar Anri Sala, për të uruar Krishtlindjet. Gazeta prestigjioze, e ka postuar “online” instalacionin me titull “Eversion E_white” si dhuratë për festat e fundvitit.

“Me palma ngjyra -ngjyra e valëzuese dhe me drita diskotekash interesante” është përshkrimi për veprën që Sala e ka realizuar në vitin 2009. Artisti nga Shqipëria, Anri Sala, këtë vit është shpërblyer me çmimin më prestigjioz të artit bashkëkohor në Evropë, “Vincente”. Çmimi bienal, i cili ndahet që nga viti 2000, feston karrierën e artistëve puna e të cilëve është cilësuar të jetë “ndikuese në zhvillimin e artit bashkëkohor në Evropë”.

(er.nu/koha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: