SHBA- Prestigjiozja “Huffington Post” në një artikull të saj kushtuar luftimeve kundër ISIS ka shkruar se këto sulme ishin parashikuar nga profeti Muhamed para 1400 vitesh.

Terroristët e ISIS-it në disa sulme vranë 39 turistë në Tunizi dhe 30 të tjerë në një xhami në Kuvajt. Sulmet u kryen vetëm pak ditë pasi xhihadistët bënë thirrje që të kryejnë operacione terroriste në muajin e Ramazanit. “Këto vrasje ata po i bëjnë në emër të fesë Islame dhe një ditë të tillë e kishte parashikuar Profeti Muhamed para 1400 vjetësh”, citohet në artikullin e “The Huffington Post”.

Tabloidi i njohur i lajmeve, ka bërë një studim të traditave të Profetit Muhamed, të cilat demonstrojnë se ai ka paralajmëruar me detaje për ekstremizmin fetar që po ndodh tani. Kjo faqe e lajmeve ka raportuar se para 1400 vjetësh, Muhamedi kishte thënë se do të vinte një kohë kur përveç emrit, asgjë tjetër nuk do të mbetej nga feja Islame. Ai gjithashtu kishte thënë se përveç emrit Kuran, asgjë tjetër nuk do të mbetej nga libri i shenjtë.

Ai, tutje, kishte parashikuar se në ditët e ISIS-it kuptimi spirituoz i Islamit do të zhdukej dhe do të bëhej vetëm ritual i detyrueshëm. Muhamedi gjithashtu kishte thënë se klerikët do të korruptoheshin dhe do të bëheshin burim i mosmarrëveshjeve. “Do të paraqitet një grup i njerëzve të rinj të cilët do të bëjnë veprime të pamatura dhe të pamenduara”, citohet në artikull. Profeti Muhamed kishte bërë thirrje se kur të vijë kjo kohë, besimtarët islamë duhet kenë kujdes dhe të luftojnë kundër këtyre njerëzve.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: