The Mirror shkruan për momentin kur fansat e basketbollit panë tmerrin me sy pasi një mbështetës i KB Sutjeska i Malit të Zi hodhi një bombë të vogël në fushën e basketbollit, e cila detyroi gjyqtarin të ndërpriste ndeshjen.

Incidenti tronditës ndodhi gjatë një ndeshjeje në Mal të Zi ku skuadra vendase kishte pritur një skuadër nga Kosova fqinje të mërkurën, shkruan “The Mirror”.

Të dyja palët u detyruan të ndërprisnin lojën në çerekun e parë kur zhurma e shpërthimit përshkoi tërë sallën, duke i lënë shikuesit të tronditur, transmeton Koha.net.

Në klipin e publikuar së fundmi në YouTube, shihen lojtarët teksa mbajnë veshët e mbyllur ndërsa njëri prej tyre shihet edhe duke çaluar.

Sipas raportimeve, disa pjesëtarë të KB Sigal Prishtinës kanë mbetur të lënduar.

Kjo ngjarje ka bërë që të bëhet thirrje për siguri më të madhe në ndeshjet basketbollistike në Mal të Zi, ndërsa me qindra-mijëra persona e kanë diskutuar incidentin në mediat sociale.

Në video dëgjohen edhe thirrje raciste ndaj shqiptarëve, si “Vrisni, vrisni shqiptarët” e “Kosova është zemra e Serbisë”.

https://www.youtube.com/watch?v=-gw3k6IlNWw

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: