Njerëzit janë të bindur se filmi vizatimor i famshëm “The Simpsons” parashikoi rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA në një seri mbi 20 vjet më parë.

Këtë të martë (5 nëntor) zhvillohen zgjedhjet presidenciale, ndërsa gara po shtrëngohet gara mes Kamala Harris dhe Donald Trump.

Por tashmë ka një fitues nëse The Simpsons arrin në shenjë këtë herë.

Transmetuar në vitin 2000, episodi i sezonit 11 i titulluar “Bart to the Future” është cituar gjerësisht në të kaluarën, duke iu referuar rritjes së Trump në pushtet dhe mandatit përfundimtar si presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara nga 2017 deri në 2021.

Megjithatë, fokusi kryesor në këtë rast është diçka që Lisa vesh.

Lisa shfaqet e veshur me një kostum lejla teksa zgjidhet si presidentja e ardhshme, pas një mandati katastrofik me Trump në këtë pozicion.

Si presidente, Lisa thotë: “Siç e dini, ne trashëguam një krizë buxhetore nga Presidenti Trump”.

Dhe ndërsa kjo po ndodh, ajo ka veshur një kostum lejla shumë të ngjashëm me atë të Harris kur Joe Biden u inaugurua si Presidenti i 46-të në janar 2021.

Duke u bërë zëvendëspresidente në atë kohë, ajo ishte e veshur në vjollcë pothuajse tamam si Lisa.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb