Tomas Strakosha po përjeton një moment fantastik në Serie A, jo vetëm që është shndërruar në një nga lojtarët më përcaktues tek Lazios por së fundmi është pagëzuar si një nga portierit më të mirë në kampionatin italian. Gardiani i portës kuqezi u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes në sfidën kundër Interit, pikërisht në atë sfidë, në tribunat e “San Siro” ishin të pranishëm emisarë nga klubi Tottenham.

The Sun
The Sun

Sipas të përditshmes britanike ‘The Sun’, trajneri i Pochettino ka përzgjedhur Strakoshën si zëvendësuesin e Lloris. Londinezët nuk janë të kënaqur nga rendimenti i francezit dhe në fund të sezonit do të trokasin në dyert e Lazios me një ofertë konkrete.

The Sun Strakosha
The Sun Strakosha

Sipas të përditshmes britanike, Strakosha ka ende shumë vite kontratë me Lazion, vështirë të mendosh se Lotito do të heq dorë aq lehtë nga shërbimet e portierit të Kombëtares shqiptare, por përballë një ofertë të parezistueshme është i gatshëm të ulet në një tavolinë. “Gjelat” janë të gatshëm të investojnë 35 milion euro për të siguruar shërbimet e Strakoshës, sigurisht një ofertë e majme e cila mund të bëjë që Lotito të ndryshojë mendim.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb