BRITANI E MADHE

Ylli i muzikës botërore Dua Lupa ka botën në dorën e saj pasi për të dytin vit radhazi është artistja më e nominur në Brit AWards. Kështu e ka nisur artikullin për këngëtaren e njohur prestigjiozja The Sun. Ajo u shpall fituese me dy çmime në mbrëmjen më të madhe muzikore e vitit Grammy Awards 2019 në kategorinë “Kënga më e mirë e zhanrit Dance”, për këngën e saj “Electricity”, në bashkëpunim me Mark Ronson dhe Diplo.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ajo po ashtu ka rrëmbyer edhe çmimin si artistja e re më e mirë. Prestigjiozja britanike ka kontaktuar me miqtë e këngëtares dhe ish-fqinjët e saj për të biseduar lidhur me rrugëtimin e jashtëzakonshëm të vajzës së refugjatëve nga Kosova drejt famës. Fama e të cilës padyshim se do të rritet pas ceremonisë së Brit Aëwards që zhvillohet të mërkurën. Siç thuhet në artikull, shoqja e saj Zana Veseli, të cilën Dua e ka njohur që nga fëmijëria, ka thënë se fama nuk e ka ndryshuar këngëtaren e bukur.

“Dua është personi i njëjtë që ka qenë gjithmonë. Gjatë gjithë jetës ka dashur të bëhet yll i muzikës pop. Është e mrekullueshme që po fiton aq shumë çmime”-shkruan The Sun duke cituar shoqen e saj, Zana. Më tej, The Sun tregon për largimin e familjes së Duas nga Kosova në vitin 1992, si pasojë e shtypjes së popullatës shqiptare nga regjimi serb, si edhe për gjyshin e saj, Seit Lipa (që ka vdekur në vitin 1999), i cili ka qenë kreu i Institutit të Historisë.

“Ishte një periudhë shumë e frikshme. I mbyllën të gjitha shkollat dhe mediat. Secili akademik ishte shënjestër. Njerëzit zhdukeshin. Familja ishte në rrezik. Ata duhej të iknin”, citohet të ketë thënë kompozitori dhe miku i familjes, Florent Boshnjaku.
Dua lindi në vitin 1995, tre vite pasi prindërit e saj kërkuan azil në Mbretërinë e Bashkuar dhe u vendosën në kryeqytetin britanik. Prindërit e saj punonin nëpër kafene dhe bare, ndërsa në mbrëmje, babai i saj shkonte në kurse biznesi, ndërsa nëna e këngëtares mësonte për turizëm.

Kur Dua ishte 11 vjeçe (2006) dhe lufta në Kosovë kishte kohë që kishte mbaruar, familja e saj u kthye në shtëpi. Mirëpo, katër vite më pas, këngëtarja u kthye në Londër për të jetuar me një shoqe. Krahas shkollës së mesme, në fundjavë ajo shkonte edhe në një shkollë teatri.

Familja e Duas u rikthye në Londër në vitin 2012 dhe ajo u vendos me ta në banesën në Ëest Hampstead, e cila ishte shtëpia e tyre deri në mars të vitit 2018. Ajo dhe familja e saj tashmë kanë një shtëpi luksoze në Kilburn të Londrës Veriore. Dua edhe pse 23 vjeçe ka një karrierë të jashtëzakonshme. “Be The One” dhe “Neë Rules” janë ndër këngët e saj, të cilat u renditën në top-listat botërore. Vitin e kaluar, ajo u kurorëzua si artistja britanike më e mire solo. Ndërsa hitet, “One Kiss” me Calvin Harris dhe “IDGAF” janë nominuar për këngën më të mirë britanike dhe videon më të mirë për ceremoninë e së mërkurës (20 shkurt).
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: