BRITANI E MADHE
Prestigjiozja britanike “The Sun” i ka kushtuar disa rreshta bashkëshortes bukuroshe të Shkodran Mustafit. Vjosa Kaba dhe mbrojtësi me origjinë shqiptar i Arsenalit thuhet se u martuan në fshehtësi dy vjet më parë.
Në kohën kur braktisi radhët e skuadrës së Valencias, futbollisti kurorëzoi lidhjen disa vjeçare në martesë shkruan ‘The Sun’. Sipas saj ata u martuan në një hotel në qytetin e mrekullueshëm italian, Venecia në të cilin mbërritën me gondola.
Mustafi thuhet se i ka propozuar për martesë Vjosës në një qytet në veri të Maqedonisë në vendlindjen e prindërve të tij. “The Sun” ka publikuar disa foto të bashkëshortes së Mustafit.
(BalkanWeb)