Urimi i bërë nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, për kualifikimin e Celtic në Champions League ka tërhequr sërish vëmendjen e medias britanike, por edhe tifozëve skocezë. Prestigjozja “The Sun” ka publikuar një artikull të detajuar lidhur me urimi e Presidentit Meta, ndërkohë që e ka vënë theksin edhe te vizita e paralajmëruar nga kreu i shtetit shqiptar në Skoci për të ndjekur ‘live’ kampionët vendas. Nuk kanë munguar si zakonisht edhe komentet e shumta të ultrasve të Celtic që kanë vlerësuar mbështetjen e Metës për skuadrën e famshme ishullore.

Artikulli i plotë i publikuar sot nga “The Sun”:
“Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta uroi klubin e Celtic për suksesin në Champions League ndaj FK Sarajevës teksa la të kuptohet se do të vizitojë së shpejti gjigantin skocez për të ndjekur një ndeshje “live”.

Më herët gjatë muajit politikani i njohur postoi në rrjetet sociale një foto tijën me fanellën e Celtic veshur, ndërkohë që ishte shfaqur duke festuar me tifozët skocezë para ndeshjes së Sarajevës në Bosnje Hercegovinë.

Gjithashtu, ai postoi edhe videon e golit të Rudi Vatës në derbin e famshëm ndaj Rangers, duke demonstruar se pasioni i tij për klubin skocez vazhdonte.
Ndërsa sot ai postoi në Twitter urimin e tij për kualifikimin e “Hoops”-ave (nofka e Celtic) në Champions League pasi mundi me rezultatin e përgjithshëm FK Sarajevën 5-2.

Ai shkroi: “Urimet më të ngrohta @CelticFC për fitoren e merituar mbrëmë në @ChampionsLeague.
Shpresoj që në ndeshjen e radhës me Nõmme Kalju të përjetoj live emocionet e fitores & të ritakohem me tifozët e mrekullueshëm celt. Once you’re a Celt, you’re always a Celt..Hail Hail” #celticfans

Celtic do të përballet me Nõmme Kalju në turin tjetër në Champions League pasi skuadra estoneze befasoi kampionët e Maqedonisë së Veriut, Shkëndijën duke fituar 2-1 në transfertë dhe duke u kualifikuar vetëm falë golave të shënuar në fushë të huaj, pasi kishte humbur ndeshjen e parë.

Sakaq, Meta la të kuptoj se do të vizitojë së shpejti Skocinë për të ndjekur “live” një ndeshje të Celtic, gjë që entuziazmoi fansat e kampionëve të Skocisë.

@tinobhoy83 shkroi: “Shihemi në ndeshjen e radhës President Meta”.
@jbhoymolloy u përgjigj: “Sa djalosh i paparë”.
Ndërsa, @TaxiCharles tha: “E ke thënë shumë bukur zotëri, jeni një xhentëlmen i vërtetë #HAILHAIL”

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb