Mediat britanike zbulojnë të tjera detaje për vëllezërit Xhaka. Në një intervistë të dhënë për “The Sun” një ditë më parë, ylli i Arsenalit me origjinë shqiptare Granit Xhaka, ka treguar për mënyrën se si ai dhe vëllai i tij shpenzojnë paratXhaka thotë se pjesën më të madhe të parave ia dorëzon familjes. Të njëjtën gjë sipas tij bën edhe i vëllai, Taulanti.

“Ne i detyrohemi për gjithçka familjes tonë dhe dëshirojmë që t’i kthejmë diçka mbrapsht, por jemi edhe të rinj dhe naiv përsa i përket lekëve, të cilat mund të ikin shpejtë”,-është shprehur 23-vjeçari. Ndërsa ka shtuar se rreth 80% e të ardhurave të tij dhe të vëllait u shkojnë prindërve.

Granit Xhaka firmosi pak javë më parë një kontratë më Arsenalin. Shuma që ai përfiton në Premier Ligë thuhet se është rreth 110 mijë paund në javë.
Aktualisht, të dy vëllezërit ndodhen në Francë në kuadër të turneut më të madh të futbollit në Europë. Granit dhe Taulant Xhaka u përballën një ditë më parë në ndeshjen Shqipëri-Zvicër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: