TURQI-Qyteti i Stambollit ka shfuqizuar sot protokollin e binjakëzimit me qytetin holandez Roterdam, raporton ‘AA’.

Kuvendi i Qytetit në seancën e sotme unanimisht ka votuar vendimin me të cilin shfuqizohet protokolli i nënshkruar më herët për binjakëzimin e Rotterdamit.

Ky hap i autoriteteve të qytetit të Stambollit vijoi si kundërpërgjigje ndaj skandalit të së shtunës që ndodhi në Rotterdam.

Autoritetet holandeze të shtunën anuluan mikëpritjen e shefit të diplomacisë turke Mevlüt Çavuşoğlu, ndërsa po të njëjtën ditë parandaluan edhe ministren turke të Familjes dhe Politikës Sociale Fatma Betul Sayan Kaya me qëllim që të vizitojë konsullatën turke në Roterdam.

Policia ministren Kaya e deportoi në Gjermani ndërsa qytetarët turq u mblodhën para konsullatës për të protestuar kundër këtij akti.

Policia në godinën e konsullatës ka mbajtur të mbyllur diplomatët turq ndërsa me përdorim të forcës në mënyrë brutale ka intervenuar edhe ndaj demonstruesve të mbledhur.

Skandali shkaktoi reagim të ashpër të Ankarasë zyrtare, ndërsa shtetasit turq protestuan para zyres diplomatike holandeze në Turqi dhe vendet tjera.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: