Së paku 13 persona vdiqën dhe 3 të tjerë u plagosën, pas shembjes të një strehe në një stacion hekurudhor në Novi Sad të Serbisë. Ngjarja ka ndodhur sot pasdite. Më tepër se 100 pjesëtarë të forcave të shpëtimit janë në vendngjarje dhe po kërkohet nëse ka ende viktima nën rrënoja.
Serbia, për këtë tragjedi ka shpallur tre ditë zie kombëtare. Stacioni hekurudhor ku ndodhi ngjarja e rëndë ishte ndërtuar në vitin e largët 1964.
Në vitin që jemi, 2024, pasi ishte rikonstruktuar për tri vite, ky stacion u rihap. Hapja e stacionit hekurudhor u bë më datë 5 korrik dhe në ceremoni kanë marrë pjesë zyrtarë të lartë të shtetit serb.
View this post on Instagram
Ministri i Brendshëm serb Ivica Daçiç konfirmoi se mes viktimave ishte edhe një fëmijë 6 vjeç.
(Balkanweb)