Lufta tregtare midis SHBA-së dhe Kinës është gjëja më absurde në botë, deklaroi Jack Ma, themeluesi i gjigantit kinez të tregtisë online ”Alibaba”, gjatë panairit ndërkombëtar China International Import Expo, në Shangai, ku marrin pjesë mbi 3 600 kompani nga 172 vende, shkruan Atsh.

Personi më i pasur i Kinës, i cili së fundi anuloi angazhimin e tij për krijimin e një milion vendeve pune në SHBA, fajësoi luftën tregtare të nisur nga presidenti amerikan, Donald Trump gjatë një tryeze të rrumbullakët si pjesë e këtij panairi të madh, me qëllimin për t’i mbyllur gojën kritikave drejtuar Pekinit në lidhje me politikën tregtare.

”Lufta tregtare është gjëja më absurde në botë”, deklaroi themeluesi i ”Alibaba” pa cituar emrin e Trump.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb