Link Academy u krijua pak muaj më parë nga sipërmarrësi dhe deputeti Agron Shehaj dhe dje u diplomuan 400 të rinjtë e parë duke i certifikuar si ekspertë në marketingun dixhital. Përmes një konference kombëtare mbi mundësitë e tregut dixhital në Shqipëri, themeluesi i Link Academy, Agron Shehaj tha se e krijoi këtë shkollë falas për të rinjtë shqiptarë sepse beson se vendi ka nevojë për këto njohuri në ndryshimet e mëdha që pritet të ndodhin në tregun e punës.

Si themeluesi i tregut të Call Center në Shqipëri në vitin 2005, i vlerësuar nga media italiane “La repubblica” si “Mbreti i Call Center-it”, Agron Shehaj paralajmëroi se dekada e ardhshme do të dominohet nga shërbimi në internet.

“Në 2005 kam qënë i pari që krijova call centerin e parë në Shqipëri. Nuk ekzistonte modeli i Call Centerit në Shqipëri për tregun e huaj. Pas 15 vjetësh sot në Shqipëri janë punësuar mbi 30 mijë vetë në sektorin e Call Centerit. Sot unë mendoj se mund të hedhim hapat e parë në në fushën e marketingut dixhital dhe të informatikës, dhe të bëjmë të mundur që pas 15 vjetësh, të kemi 30 mijë persona që punojnë në marketingun dixhital. Avantazhet e këtij sektorin janë sepse tregu është gjigand. Është e gjithë bota dhe jo vetëm Italia ku ne mund të eksportojmë këtë shërbim. Avantazh tjetër është që ky treg po rritet. Ka një kërkesë të jashtëzakonshme dhe nëse kemi burimet njerëzore të formuara atëherë kompania e huaja vijnë për këta njerëz sepse procesi i transformimit dixhital prek gjithçka”, tha Shehaj.

Ai mbetet optimist se vetëm të rinjtë shqiptarë mund të kapin këto mundësi që Shqipëria të bëhet.

“Në fillim kur themelova Link Academy, kisha një dyshim sepse mendova se ndoshta nuk do afroheshin të rinjtë duke e menduar diçka jo me vlerë sepse ne i ofruam të gjithë kurset falas. Që në fillim e kuptuam që Link Academy do të kishte sukses sepse në javët e para ne kemi marrë mbi 3 mijë kërkesa për të marrë pjesë në kurse. Unë kam besim tek të rinjtë, ndonëse kjo fjali duket si klishe, por që në 2005 kur kam nisur biznesin e kam nisur me të rinjtë. Jam i bindur se vetëm me të rinjtë mund të bëhet ky vend. Por ata duhen ndihmuar sepse potenciali ekziston. Unë kam vënë re edhe tek sipërmarrës të huaj që habiten kur vijnë në Shqipëri me përfshirjen që shikon tek të rinjtë, tek sa shumë ata impenjohen. E krijova Link Academy sepse besoj se me transforimin dixhital Shqipëria ka një mundësi të madhe të kapërcejë etapat tradicionale të zhvillimit ekonomik. Dhe gjithë informacion doja ta ndaja me të rinjtë, jo thjeshtë duke u thënë që unë pata sukses në marketingun dixhital dhe secili prej jush do ketë sukses, por duke u treguar atyre që të kalojnë përtej përdorimit të teknologjisë”, tha Shehaj.

Pjesë e konferencës ishte edhe Tomaso Uliana, partner manaxher në Google dhe një ekspert i njohur italian për kanalet e shitjes dhe marketingun dixhital. Ai tha se ka një hendek të madh sot në treg pasi universitetet nuk japin qasjen praktike që kërkojnë kompanitë, por duket që këtë avantazh për Shqipërinë por e ofron Link Academy, tha Uliana para të rinjve shqiptarë. “Unë shoh që iniciativa e Link Academy është iniciativa që po plotëson këtë hendek sepse siç e përmendi Agron Shehaj, kjo shkollë jep ato trajnime që nuk i gjen dot asgjëkundi”, tha eksperti i njohur italian që punon për gjigandin botëror Google.

z Sokol Vladi, CEO i Microsoftit në Shqipëri, u shpreh se në konferencë se transforimi dixhital është sfida e re për ekonominë shqiptare duke vlerësuar Link Academy si një mundësi reale dhe avantazh për Shqipërinë. “Marketingu dixhital është shërbim për të gjitha bizneset. Këtu është një potencial i madh. Edukimi për teknologjitë e reja është themelor për ti aplikuar më pas në industritë që sot kemi”, tha Vladi.

Katerina Bojaxhiu, e cila është CEO e Local Web, një agjensi shqiptare e cila operon në disa tregje ndërkombëtare ne fushën e shërbimet te marketingut online, vlerësoi faktin se përmes Link Acdemy të rinjve shqiptarë u ofron mundësinë për të pasur një profesion që ushtrohet në nivel global.

Edhe eksperti i njohur Kushtrim Shala foli mbi transformimet dixhitale dhe paralajmëroi se do ketë ndryshime të mëdha në treg. “Të rinjve u them që të mos dekurajon por të besojnë shumë sepse marketingu dixhital është një avantazh i madh, është një universitet në vetvete”, tha Shala.

Link Academy jep mësim njohuritë më të kërkuara në tregun e punës;

Google Online Advertising ;Social Media Management; WordPress Basics; Graphic Design; Front-End Developer; Back-End Developer

Sot është e vështirë të gjesh këto njohuri në treg. Pagesa për to bëhet pengesë për shumë të talentuar që nuk e kanë atë mundësi. Link Academy është dhe do të jetë gjithmonë falas. Prej disa muash, dinra të rinj janë bërë pjesë e këtij rrugëtimi. Përmes trajnimeve 1 dhe 6 mujore, ofrohen njohuritë më të avancuara në marketingun dixhital, në manaxhim, design, reklamim dhe ndërtim faqesh. Link Academy do të jetë platforma e cila do nisë një perspektivë të re për shqiptarët, drejt revolucionit të 4-të dixhital.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb