Dy persona janë therur me thikë në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë. Policia e ka bërë të ditur ngjarjen, duke thënë se të plagosurit po marrin ndihmë mjekësore.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se i dyshuari është identifikuar dhe është në kërkim. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

“Sot rreth orës 21 :20, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë janë lënduar dy persona.

Të lënduarve u është ofruar trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.”, ka thënë Ahmeti.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: