Tensionet në kabinetin e ministrave janë rritur sot pas bllokimit të votimit të ligjeve që ndihmojnë largimin nga BE’ja.

Ishte planifikuar që të votoheshin ca ligje në parlamentin britanik që do siguronin një dalje më të shpejtë të Britanisë së Madhe nga BE’ja. Kryeministrja, Theresa May e ka bllokuar daljen në votim të këtyre ligjeve.

Kjo vjen përkundër paralajmërimit të Sekretarit për punë të jashtme, Jeremy hunt që May do të humbë mbështetjen e konservativëve nëse një union doganor do negociohet bashkë me Jeremy Corbyn.

Ende ndërkohë ka paqartësi nëse Britania do marrë pjesë në zgjedhjet e Parlamentit Evropian.

May ka këmbëngulur që Britania mos të marrë pjesë në këto zgjedhje. Por tani që data e 23 majit po afrohet, po punohet që të arrihet një marrëveshje për dalje në qershor.

Parlamenti Evropian do mbajë seancën me deputetët e rinjë në korrik.

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb