LONDËR

Kryeministrja, Theresa May i ka bërë thirrje Dhomës së Komuneve që të përdorë zgjatjen e Brexit të dhënë nga BE-ja për të reflektuar gjatë pushimeve të Pashkëve dhe të gjejë rrugën për të miratuar në kohë të shkurtër një marrëveshje për shkëputjen përfundimtare nga blloku.

Kryeministrja May konfirmoi angazhimin për të dialoguar me laburistët, duke insistuar se “të ndihmosh Brexit është një detyrë kombëtare”.

Ajo u shpreh gjithashtu e frustruar për këtë shtyrje, ndonëse theksoi se bëhet fjalë për një shtyrje fleksibël, me mundësinë për të mos marrë pjesë në zgjedhjet evropiane nëse ratifikohet një marrëveshje deri më 22 maj. Kryeministrja Theresa May u pajtua me kushtet e Bashkimit Europian për shtyrje të ‘Brexit’ deri në datën 30 Qershor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: