Kryeministrja britanike, Theresa May ka rifilluar bisedat telefonike për çështjen Brexit me kancelaren gjermane, Angela Merkel si edhe me liderë të tjerë europianë, shkruan gazeta britanike ”The Guardian” duke cituar një burim të qeverisë gjermane sipas të cilit dy lideret janë dëgjuar dy herë gjatë këtyre ditëve, por nuk kanë dhënë detaje mbi përmbajtjen e bisedave.

Një burim i Downing Street ka njoftuar se kryeministrja ka folur gjithashtu me liderë të tjerë të BE-së dhe se ajo ka në plan biseda të tjera telefonike gjatë javës.

Sipas liderit të laburistëve, Jeremy Corbyn kryeministrja duhet të shkojë në Bruksel për të thënë se kjo marrëveshje nuk është e pranueshme për Britaninë e Madhe si edhe të rinegociojë një bashkim doganor me Bashkimin Europian.

Për mundësinë e një referendumi të dytë, i cili mbështetet nga 72% e anëtarëve të Partisë Laburiste, Corbyn si zakonisht është i balancuar, përcjell Atsh. “Referendumi i dytë është një nga opsionet, por do të diskutohet vetëm pasi Parlamenti ta ketë votuar”, sqaroi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: