Angli

Policia në Londër ka mbyllur një xhami, pasi shumë pranë ndërtesës një person u godit me thikë për vdekje. Forcat policore thanë se viktima u gjet me plagë në trup në Elmton Court, Cunningham Place, rreth orës 6.15 të enjten. Personi i plagosur vdiq më vonë në spital, shkruan “Guardian”.

Oficerët thanë se besojnë se therja me thikë lidhet me një grabitje e nuk besohet për ndonjë sulm të mundshëm terrorist. Policia është në vendin e ngjarjes, ndërsa edhe një helikopter u dërgua atje. Akoma nuk ka ndonjë arrestim.

(d.xh/ BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb