ZVICËR-Një shqiptare është goditur me thikë  në Zvicër. Sipas asaj që raportojnë mediat, mësohet  se shqiptarja ushtronte prostitucion.

“Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, ndërsa shqiptarja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, është dërguar me urgjencë në spital”, raporton torinotoday.it.

Ajo ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin “Maria Vittoria”, ku  i është nënshtruar edhe një ndërhyrjeje kirurgjikale. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, që sipas dëshmitarëve, mendohet se përplasja ka ndodhur mes shqiptares dhe një grua, e cila prostituonte në rrugët e Zvicrës.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb