Një 37-vjeçari është arrestuar nga policia e Tropojës, pasi theu masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.

Blutë njoftojnë se Aleks Përvataj është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në një lokal, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjatë kontrollit në oborrin e banesës ku 37-vjeçari vuante masën e sigurisë, shërbimet e Policisë kanë gjetur 940 gramë lëndë narkotike cannabis sativa. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi: 

Tropojë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Peraj”.

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe posedonte 940 gramë cannabis sativa, në banesë, arrestohet 37-vjeçari.

Sekuestrohet lënda narkotike.

Komisariati i Policisë Tropojë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Kukës, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, me mbështetjen e informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, kanë organizuar në drejtimin e Prokurorisë dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Peraj”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi Aleks Përvataj, 37 vjeç, banues në fshatin Peraj.

Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në një lokal, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjatë kontrollit në oborrin e banesës ku 37-vjeçari vuante masën e sigurisë, shërbimet e Policisë kanë gjetur 940 gramë lëndë narkotike cannabis sativa. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb