ITALI-Një shqiptar është vënë në pranga të policisë italiane. Mësohet se shqiptari me iniciale, A.D, 24 vjeç, ishte larguar muaj më parë nga Italia në Shqipëri edhe pse kishte një masë e sigurie “arrest shtëpie”.

Pas largimit nga Italia, i riu shqiptar është rikthyer sërish, ku më pas është bërë edhe arrestimi nga policia italiane.

“Masa e sigurisë “arrest shtëpie”  ishte dhënë për shqiptarin për shkak të keqtrajtimeve dhe dhunës në familje,  shkruan “trevisotoday.it”.

Tashmë i riu, rezident në zonën e Preganziol, do të përballet edhe me akuza të tjera, si pasojë e largimit drejt Shqipërisë, në kohën kur kishte një masë sigurie ndaj tij.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb