Thuhet se ku ka zë nuk është pa gjë, kështu ndodh edhe në botën e futbollit. Zërat flasin se në fund të këtij sezoni, Juve dhe Milan mund të ndryshojnë trajner. Për Allegrin diskutimi është pak më ndryshe, kjo pasi pritet të jetë vetë Allegri ai që do të vendos nëse do të rinovojë apo jo, nëse nuk rinovon atëherë “Zonja e Vjetër” do të shoh në treg për një tjetër alternativë. Në shtëpinë e “djallit” duket i sigurt largimi i Piolit në fund të këtij sezoni, pavarësisht se Ibrahimovic i doli në krah, mediat shtojnë se pasuesi i tij do të jetë Antonio Conte, por dhe kjo pistë është në rrafshin e zërave.

Corriere
Corriere

Corriere dello Sport, shkruan këtë të mërkurë se Thiago Motta është trajneri që po trazon drejtuesit e disa klubeve në Serie A, mes tyre Juve, Milan dhe Napoli. Nuk është një sekret se Giuntoli, drejtori sportiv i Juves, ka një pëlqim të madh për Motta-n. Edhe Furlani i Milan e ka në listën e dëshirave, aq sa edhe Ibra mund të ndryshojë mendim pasi me Motta-n ka një raport të mirë që kur të dy ishin pjesë e PSG.

Thiago Motta
Thiago Motta

De Laurentiis i Napolit e ka shprehur publikisht pëlqimin e tij për Motta-n, por çfarë dëshiron vetë trajneri i Bologna-s? Për momentin, agjenti i Motta-s u mjaftua duke përjashtuar Napolin si opsion.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb