Në moshën 37 vjeçare Thierry Henry zyrtarizon largimin e tij nga futbolli i luajtur. Sulmuesi frances, një nga lojtarët më elegant dhe efikas në 20 vitet e fundit, i dha fund karrierës së tij me fanelën e New York Red Bulls. Henry lindi në vitin 1977 u rrit si futbollist tek Monaco, duke u transferuar më pas tek Juventus, Arsenal e Barcelona për tu ndalur në fund tek New York. Henry zgjodhi faqen e tij në Facebook për të bërë publik lajmin:

“Pas 20 vitesh karrierë vendosa të tërhiqem. Ka qënë një rrugëtim I jashtzakonçëm dhe dua të falenderoj të gjithë gjithë tifozat, shokët dhe njerezit që kam njohur tek Monaco, Juventus, Arsenal, Barcelona dhe New York, sigurisht dhe përfaqesuesen franceze me të cilën kam kaluar momente të veçanta. Erdhi momenti të nisja një eksperiencë të re dhe jam i lumtur që do rikthehem në Londër ku do të punojë për ‘Sky Sport’. Shpresoj që të jeni dëfryer duke më ndjekur në fushë”.

Henry ka fituar gjithçka në karrierën e tij- Kampion Bote dhe Europe me Francën, 51 gola të shënuar(golashënuesi më I mirë në histori). Kampionat dhe kupë me Monaco-n në Francë, dy kampionate dhe tre FA Cup me Arsenalin, në 86 prezenca ka shënuar 42 gola me fanelën e “Topçinjve”. Me Barcelonës ka fituar një Champions League, dy Liga dhe dy kupa në Spanjë.

(d.b/e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb