ITALI – Një shqiptar ka vdekur në pak sekonda pas një goditje që mori në gjoks me thikë gjatë një sherri  me një Italian në Piacenza. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 23.30 në një bar dhe viktima është identifikuar si 31-vjeçari Ervin Tola.

Gjithçka nisi me një zënkë banale, kur të dy filluan të grindeshin në bar e më pas dolën jashtë ku u kacafytën. Sherri u bë më i dhunshëm kur përplasnin njëri tjetrin në tokë, deri kur italiani nxorri thikën duke e goditur një herë të vetme në gjoks viktimën.

Një goditje fatale që i mori jetën shqiptarit, i cili edhe pse i plagosur mundi të rifutej në bar ndonëse shpëtoi plagës së marrë, ndërkohë italiani u largua me shpejtësi nga vendngjarja.

Vrasja ndodhi përpara një duzine njerëzish, ndërkohë që policia mundi të arrestojë brenda natës agresorin.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb