VLORË- Koha është ngrohur, temperaturat janë ngritur ndjeshëm por për familjen Murati i ftohti ka hyrë thellë, deri në shpirt. Ata zgjohen dhe ngrysen në lulishte, pa çati mbi kokë, pa ushqim dhe veshmbathje. Të rrezikuar nga i ftohti, nga mosushqyerja dhe krimi.

Kjo është historia e trishtë e një familje, ndoshta një mes qindrave që ka Shqipëria jonë. Megjithëse janë vetëm 1 vjeç e gjysmë dhe 3 vjeç dy fëmijët e familjes Murati po luftojnë me thonj për të mbijetuar. Ata nuk kanë as kushtet minimale të jetesës, …përfshirë bukën e përditshme apo edhe një krevat për të fjetur.

Deri pak ditë më parë ata kanë jetuar në një banesë të lënë thuajse falas, por u nxorën prej andej e nuk kanë se ku të shkojnë.

E mes drithërimave zëri i vogëlushit ka ende forcë për një apel. “Dua një shtëpi, kam ftohtë” thotë ai, ndryshe nga sa do të dëshironin moshatarët e tij.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: