DURRES- Ashtu siç e planifikoi edhe dje, me iniciativë të një emigranti shqiptar, dhjetra banorë të tjerë i janë bashkuar protestës së sotme duke bllokuar kështu rrugën Durrës-Shijak.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për ‘BalkanWeb’ se banorët e Xhafzotajt kanë bllokuar këtë aks në shenjë kundërshtie për gjendjen në të cilën ndodhet rruga e tyre. Ata shprehen se rruga është ndërtuar shumë vite më parë, ndërkohë që rikonstruksionin e saj nuk e merr askush përsipër.

Kujtojmë se 33-vjeçari Orges Sinjoni, protestoi dje me vazo lulesh në rrugën Durrës-Shijak, ndonëse prej 20 vjetësh jeton e punon në Itali. Ndërkohë ai bëri thirrje që sot qytetarët t’i bashkohen në protestë, tubim për të cilin ka marrë edhe leje nga komisariati i Policisë së Shijakut.
protesta3

protesta4

protesta43

protesta554

protesta
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: