Historia e dhimbshme e 18 vjeçares, e cila vuan nga skleroza e shumëfishtë bëri bujë në rrjetet sociale gjatë javës. Sëmundja po e çon të renë drejt paralizës totale dhe prej kohësh ajo nuk mund të ndjeke dot më gjimnazin në Mamurras ku është me rezultate të shkëlqyera në mësime. Eugersa ka nevojë sot për ndihmën e gjithë shqiptarëve pasi terapia që po ndjek duhet të vazhdojë dhe është tepër e kushtueshme.

Doktorët shqiptarë nuk i kanë dhënë shumë shpresa vajzës madje medikamentet mundojnë në Shqipëri për sëmundjen e saj të rrallë. Familja nuk ka mundësi ekonomike për terapitë aq të nevojshme, vajza rrezikon të mbetet në karrige me rrota për gjithë jetën. Trajtimi i sëmundjes së saj kryhet vetëm jashtë dhe me specialiste të kësaj sëmundje. Eugersa përmes videos shikon si të vetmen mundësi shpëtimi ndihmën e shqiptarëve. Videoja dhe fotografitë e saj nga shtrati i spitalit pushtuan për ditë të tëra të gjitha faqet e portaleve dhe rrjeteve sociale. Nuk munguan as kronikat e lajmeve në televizione. Me qindra mesazhe u adresuan në faqen e Elvis Nacit, Sidrit Bejlerit dhe në faqen e emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët”. Të gjithë u sensibilizuan që vajza ekselente në shkollë, t’i mundësohej trajtimi në Itali, trajtim i cili nuk kushton pak, por plot 80 mij euro.

Në diagnozën Spitalit Universitar të Sienës, Departamenti i shkencave neurologjike dhe neurosensoriale përcaktohet se Eugersa Bregu është e prekur nga Skleroza Multiple shumë aktive, kjo diagnozë është formuluar në bazë të historisë klinike dhe kontrolleve të kryera të pacientes gjatë shtrimit në spitalin e Sienës. Në diagnozën e firmosur nga doktoresha Monica Ulivelli thuhet se: “Duke parë aktivitetin shumë të lartë të sëmundjes, si klinike ashtu edhe neuroradiologjike, rekomandohet të fillohet sa më parë terapia specifike me ilace imunosopresor.
Nga kërkimet më të fundit shkencore këshillohet të ndiqet terapia me alentuzomab, ciklofosfamide dhe cladribina. (Kladribina)”.

https://www.youtube.com/watch?v=j2q0iwyPnMg

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb