Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas lajmit se politikani kosovar, Kadri Veseli, është thirrur për t’u marrë në pyetje nga Gjykata e Hagës.


Basha shkruan në “Twitter” se askush nuk mund ta përdhosë luftën çlirimtare dhe sakrificën e popullit të Kosovës për liri e pavarësi. Sipas kreut të PD, Veseli dhe të gjithë bashkëluftëtarët e tij të thirrur nga Gjykata Speciale do t’i dëshmojnë sërish botës drejtësinë e kauzës së lirisë.


“Askush nuk e përdhos dot luftën çlirimtare dhe sakrificën sublime të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi. Kadri Veseli dhe të gjithë bashkëluftëtarët e tij të thirrur në Hagë do ti dëshmojnë sërish botës drejtësinë e kauzës së lirisë nga pushtimi dhe shtypja çnjerëzore”, thekson Basha.


  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb