Presidenti francez, Emmanuel Macron i bëri thirrje homologut rus, Vladimir Putin t’i kërkonte Damaskut ndërprerjen e përshkallëzimit ushtarak në Siri, në kuadër të mbrojtjes së civilëve dhe për të rifilluar negociatat e paqes, theksoi presidenca franceze.

Gjatë një bisede telefonike, Macron i kërkoi Rusisë të ushtronte influencën e plotë ndaj regjimit sirian, për t’i dhënë fund përshkallëzimit ushtarak të konstatuar gjatë muajve të fundit, për të mundësuar mbrojtjen e popullsisë civile, rifillimin e besueshëm të negociatave për një tranzicion politik gjithpërfshirës dhe parandalimin e çdo rishfaqjeje të ISIS-it në rajon”, theksoi Elyse, shkruan atsh.

“Kjo, për të mundësuar mbrojtjen e popullsisë civile, rifillimin e besueshëm të negociatave për një tranzicion politik gjithëpërfshirës dhe për të parandaluar çdo rishfaqje të ISIS-it në rajon”, nënvizoi Elyse.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb