Teksa janë shtuar dilemat për dhënien fund të protestave pas Vitit të Ri për shkak të një numri të reduktuar të protestuesve, vazhdojnë diskutime studentore në lidhje me çfarë do të bëhet.
Studentët diskutojnë në ambientet e fakulteteve në lidhje me vijueshmërinë e protestës dhe formën e saj.
“Policia e shtetit pa asnjë leje dhe mandat hyn në ambientet e Fakultetit të Ekonomisë, UT. Ata kërkojnë informacion se për sa kohë studentët do rrinë në fakultet. Në asnjë rregullore nuk përcaktohet orari i qëndrimit të studentit në fakultet.
A mos pushteti po lëviz për të penguar organizimin studentor?
A po i frikësohen idesë së ngujimit në fakultete, si formë radikalizimi të protestës studentore, pasi presioni ndaj KM do jetë më i madh këtë herë?,” shprehen studentët në një reagim të tyre.
Ndërkohë më herët policia bëri thirrje se do të merren masa për të gjithë ata që pengojnë procesin mësimor.
e.f/BalkanWeb