TIRANE– Gjatë konferencës për mediat, ish ministri Saimir Tahiri ka thënë se drejtësia italiane mbylli hetimet ndaj tij dhe se ai është i pafajshëm.

Ish ministri bëri dhe një thirrje për të goditur palaçot në politikë që sipas tij kanë grabitur këtë vend në mënyrë që të mos i shpëtojnë drejtësisë së popullit. Tahiri nuk e specifikoi se kujt i drejtohej konkresith, por tha se nuk do të reshtë për të vërtetën dhe drejtësinë.

Unë jam krenar për çdo ditë të punës time, kam gabuar por kam punuar. Sado të hedhin baltë këtë nuk e mohojnë kurrë. Mendoni pak sa mijëra e mijëra qytetarë që nuk flasin sot dhe unë bërtas fort për padrejtësinë time. Ka njerëz që nuk marrin dot pronën, nuk gjejnë kafshatën e bukës sado mundohen. Jam rrëzuar e ringtritur, por kam mësuar se përballë padrejtësisë ka vetëm një rrugë, e cila është e vërteta. Të mblidhemi dhe të godasim palaçot në poltikë që kanë grabitur këtë vend dhe që të mos i shpëtojnë drejtësisë së popullit. Unë e provova vetë dhe jam duke e provuar se nuk më kanë munguar njerëzit e mirë.

Unë jam Saimir Tahiri që kam qenë dhe do vazhdoj të jem i njëjti. Sot jam po njësoj, sepse dua njerëzit më shumë se pushtetin. Drejtësia italiane e tha fjalën e fundit se nuk bën politikë. Beteja do vazhdojë për drejtësinë në Shqipëri. Sot nuk kam fjalë ta përshkruaj çfarë do të thotë të jesh i lirë. Nuk do resht një ditë të jetës time për të vërtetën”- tha Tahiri.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: