SHBA- Lotaria amerikane (green card lottery), të cilës Presidenti Donald Trump kërkon t’i japë fund ka qenë për 22 vjet një biletë e artë për ata që ndjekin ‘Ëndrrën Amerikane’, raporton “BBC”.

Çdo tetor, rreth 14 milionë imigrantë të mundshëm nga e gjithë bota aplikojnë për rezidencë të përhershme në Shtetet e Bashkuara nëpërmjet Lotarisë së Vizës së Diversitetit (Diversity Visa Lottery).
Programi, i njohur në botë si lotaria amerikane (green card lottery), që nga viti 1995 ka dhënë viza për rreth një milion njerëzve që nuk lidhje me SHBA-të.

“BBC” raporton se Presidenti e sulmoi programin pas sulmit vdekjeprurës me kamion të martën në Manhattan, që dyshohet nga një imigrant uzbek, i cili fitoi një lejeqendrimi të përhershme (green card) në vitin 2010.

Presidenti Trump më herët këtë vit mbështetet një plan kongresi të Republikanëve për ta mbyllur lotarinë amerikane (green card lottery) dhe ta zëvendësojë arë me një sistem të bazuar mbi meritën.
(i.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb