ERJOLA JATA*TIRANE- Kandidati i së Djathtës për Bashkinë e Tiranës Halim Kosova gjatë një dëgjese me banorët e lagjes “Ali Demi” premtoi ndërhyrjen në infrastrukturë dhe shpalosi 5 prioritetet e tij, nëse vjen në krye të Bashkisë.

“Do ketë rrugë të reja, do ketë ndërtim rrugësh të reja dhe deri më tani janë piketuar që rrugët e reja të ndërtohen midis rrugës së Kavajës dhe Dritan Hoxha,një pjesë ë Tiranës që lë shumë për të dëshiruar.”, deklaroi Halim Kosova.

I pyetur për ftesën për debat politik nga kundërshtari Veliaj, Kosova u përgjigj:

Banorja: Kam dëgjuar nëpërmjet Tv që kundërshtari yt politik ju kërkon në një takim duel me të. Do t’ju bëja thirrjen për çfarë ju kërkon?
Halim Kosova: Jo do me mësu ndonjë gjë, kështu e kam informacionin.

Kosova iu tha banorëve te ‘Ali Demi’ se për fushatën që po zhvillon ka kërkuar edhe mendimin e Spartak Ngjelës, për shkak të përvojës së tij të shkuar si kandidat për bashkinë e Tiranës, përballë Edi Ramës.

“E kam pas kënaqësi që kam bërë një bisëdë jashtëzakonisht miqësore me Z.Ngjela që ka kandidu njëhere në Bashkinë e Tiranës me pretendimin që Tirana i ka të gjitha mundësitë që të ketë ujë dhe kam konfrontu idetë ku i bazon ai këtë,në mënyrë që kur unë të dal para qytetarëvë të Tiranës dhe të them që Tirana do ketë ujë 24 orë do ti këm bërë mirë llogaritë.”, shtoi Kosova.

Sikundër pohoi Kosova, edhe avokat Spartak Ngjela konfirmoi në një lidhje telefonike për News 24 tha se e ka takuar rastësisht dhe ka biseduar me doktor Halimin. “E takova rastësisht edhe biseduam kaq asgje tjeter.Ju nuk i keni dhënë detaje meqënëse ju keni eksperiencë? Unë kam eksperiencë u ulëm në një tavolinë dhe kaq bidesuam cfarë do ti jepja më shumë në 10 minuta.”, tha Spartak Ngjela.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: