TIRANE – Aktorja Ema Andrea ka reaguar ashpër kundër ish-kryeministrit Berisha, pas thirrjes së tij për armatosjen e shqiptarëve. Në një status në faqen e saj në “Facebook”, Ema Andrea e cilëson Berishën si një fashist, ndërsa shprehet se ai meriton një tallje masive për thirrjen e tij.

“Turp të kesh o Sali Berisha!! Po, po ky është mendimi im!! Uroj të ketë një ligj që të të dënojë për këtë thirrje, dhe jo me 10 ditë pa të drejtë rroge siç bëhet gjithmonë!! Meriton një tallje masive!! Fashist!!”- shkruan aktorja.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: