NGA: Arian Galdini

Ju jeni zejtare të mendjes. Ju jeni njerezit qe me mendimin e ndricimin tuaj mund e vyen te jeni shprese. E megjithatë, edhe pse ju jeni e jeni shume, ky vendi yne per habine tone cdo dite qe shkon e le shpresen pas dere. Shpresa eshte bere si nje xhakete e vjeter qe kurrkush nuk deshiron ta veshe me ne kete vendin tone. Madje, madje, edhe ata qe veshin shpresen ngase shpresa duket e grisur, dale boje, e lashte, duken dhe interpretohen si pakica e te dobteve. A nuk mendoni se jemi ne fajtore qe gjerat jane keshtu? A nuk mendoni se nese ne duhet te mbjellim shprese me c’ka dime e me c’ndricim kemi ne mendje e zemra, nuk ia kemi dale dot deri sot?

Nuk ia kemi dale dot, sepse mes shpreses dhe te mires vetjake, kemi zgjedhur te miren vetjake. Jemi i vetmi vend ku ne qe kemi mendim e ndricim ne mendje, refuzojme xhaketen e zhubrosur te shpreses dhe zgjedhim te ngrefosemi me x5t a x6tat e luksit. Ne zejtaret e mendimit e kemi vendosur dijen dhe ndricimin e mendjeve dhe zemrave tona per tullat dhe llacin e shtepive tona, e nuk kemi menduar aspak per te padritet e mbijetojsat qe na rrethojne ngado e syte nuk i shqisin nga ne. Ne zejtaret e mendimit e kemi vendosur dijen dhe ndricimin e mendjeve tona per shtepite tona me ajer te kondicionuar, hapesira te bollshme dhe arredime te fjales se fundit te modes, e nuk kemi menduar aspak per te mjeret qe na rrethojne ngado e syte nuk i shqisin nga ne. I kemi tradhetuar ata sepse kemi zgjedhur vetet tona. E ata te gjoret nuk na i shqisin syte. Ndoshta nuk shpresojne me, por megjithate vazhdojne te na shohin per inerci, se mos ndoshta pertej shpreses a pertej mungeses se shpreses, mund te kete ndonje gjendje tjeter qe te jep shkase e arsye per te vazhduar perpara.

Ata edhe kur ikin nga ky vend, perseri nuk na e shqisin syte. E kjo eshte dramatike, uleritese, renqethese. Nuk e kam fare me politiken, sepse politika keshtu si eshte ne vendin tone, partite keshtu si jane ne vendin tone, eshte krejt ne natyralitetin e saj te perngjasimit me togen e pushkatimit te shpreses. Por ne, ne qe kemi dije, pergatitje e ndricim ne zemra dhe mendje, ne jemi pergjegjesit qe i cojme qytetaret tane drejt togave politike te pushkatimit te shpreses. Ne me anesimin tone. Ne me mercenarizimin tone. Ne me heshtjen a mosperfshirjen tone. Ne jemi shoqeruesit e qytetareve drejt murit te pushkatimit te shpreses. Dhe Politika e Partite vetem sa shprepin armet e tyre te ndyta. Ndaj une sot po ju drejtohem me kete thirrje me shpresen e ndoshta iluzionin se jam njeri nder ju. Te mos anesohemi me, te mos heshtim me, te mos vecohemi e te mos qendrojme me te paperfshire. Eshte koha kur e mira jone personale e familjare, ndertohet mbi nje krim madhor qe po i behet kesaj shoqerie dhe ketij kombi.

E mira jone personale e familjare po ndertohet mbi shoqerimin e qytetareve drejt murit te ekzekutimit te shpreses. Nderi yne, dinjiteti yne, ajo cka ne jemi e kerkon qe ne kohe te tilla ta veme ne rrezik te miren tone personale e familjare per hir te nje te mire me te madhe, te mires se perbashket me te gjithe qytetaret e vendit tone. Ju bej thirrje te ndalni krimin e vrasjes se shpreses. Ju bej thirrje te beheni ata qe duhet te jeni, shpreselindes e shpresenxites. Shqiperia dhe shqiptaret kane nevoje qe ne tua japim shpresen. Po nuk ua dhame ne shpresen, shqiptareve ose do tua vrase politika e derisotme shpresen, ose do te na e zbrazin fare nga shqiptaret Shqiperine e pashprese.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: