Autoritetet suedeze akuzuan Iranin të martën se ishte përgjegjës për mijëra mesazhe që u dërguan njerëzve në vendin skandinav, duke bërë thirrje për hakmarrje për djegien e librit të shenjtë Kuranit në vitin 2023.
Zyrtarët në Stokholm pretenduan se Garda Revolucionare e Iranit, kreu “një shkelje të të dhënave” dhe arriti të dërgonte “rreth 15,000 mesazhe në suedisht” mbi vargun e djegies publike të Kuranit, shkruajnë mediat e huaja.
Prokurori i lartë Mats Ljungqvist tha se një hetim paraprak, i kryer nga agjencia suedeze e sigurisë së brendshme SAPO, tregoi se “ishte shteti iranian nëpërmjet Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike iraniane, IRGC, që kreu një shkelje të të dhënave në një kompani suedeze që drejton një shërbimi kryesor SMS”.
Kompania suedeze nuk u emërua, si dhe nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga autoritetet iraniane mbi akuzat nga Suedia.
Në gusht 2023, media suedeze raportoi se një numër i madh njerëzish në Suedi kishin marrë mesazhe në suedisht, duke bërë thirrje për hakmarrje ndaj njerëzve që po digjnin Kuranin. Ljungqvist tha se dërguesi i mesazheve ishte “një grup që e quante veten ekipi Anzu”.
Transmetuesi suedez SVT publikoi një foto të një mesazhi se “ata që përdhosën Kuranin duhet ta kenë punën e tyre të mbuluar me hi” dhe duke i quajtur suedezët “demonë”.