ELBASAN

Kanë qenë të papritura incidentet në Elbasan paraditen e sotme teksa festohet Dita e Verës. Mbështetës të PD dhe PS janë përplasur me njëri-tjetrin pas thirrjeve “Rama ik” nga turma. Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga deputetë dhe drejtues vendorë ndodhet në Elbasan me rastin e Ditës së Verës, teksa më herët kishte mbërritur dhe kreu i PD Lulzim Basha.

Përveç përplasjes verbale, ka pasur dhe përplasje fizike mes simpatizantëve të dy forcave. Është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën, teksa janë shqoëruar disa persona.

Elbasani është dyndur nga mijëra persona ditën e sotme, ndonëse në kohë pandemie, duke sjellë grumbullime masive në rrugët kryesore.

Elbasani 14 Mars
Elbasani 14 Mars

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb