TIRANE

Të ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në News24, analistët Andi Bushati, Mero Baze dhe Mentor Nazarko kanë komentuar varrimin e ekstremistit grek Kostandino Kacifas si dhe thirrjet anti-shqiptare  dhe pretendimet për ‘Vorio Epirin’.

Andi Bushati i konsideroi thirrjet si skena të shëmtuar të një nacionalizmi demode, ndërsa Mero Baze u shpreh se ata ishin një tufë idiotësh grekë.

Andi Bushati: Skena të shëmtuara atë një nacionalizimi demode. Ajo që më shqetëson mua është nëse e bëjnë dot ekstremizmin 20 shqiptarë ne Greqi? Çështja është si vepron një shtet serioz. Padyshim duke injoruar ato thirrje, por edhe duke respektuar shtetasit e tij. Me ato thirrje mund të bësh 10 vite burg.

Mero Baze: Kjo nuk është garë se kush ka më shumë injorantë. Mendoj se Greqia na e kalon nga kjo pjesë. Mendoj se shteti shqiptar është sjellë korrekt. Nuk është detyrë e Shqipërisë të zhdukë nacionalizmin grek. Nuk kemi problem me Greqinë, por kemi një problem me një tufë idiotësh grekë. Deputetja qipriotë që ishte në Bularat është një e çmendur.

Mentor Nazarko: Nuk është e thënë se nuk do ketë arrestime apo masa. Shteti shqiptar mendoj e ka bërë atë që duhet. Kjo deputetja greke nuk pati thirrje nacionaliste, por thotë se Kacifas e vrau shteti shqiptar.

(d.d/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb