TIRANË

Studentët me qindra e mijëra janë mbledhur sërish sot para Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë për të protestuar dhe duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre.

Pa prijës, pa organizatorë, pa politikë, studentët kanë hedhur parulla kundër ministrisë.

“Do dalim në rrugë me qindra me mijëra po nuk ranë tarifat do bjerë ministria.
Lindita Nikolla ti je ngelëse. Lindita Nikolla dil në bulevard shkolle është e jona jo biznes privat. Lindita Nikolla mos dil nga ministria sot erdhën studentët nuk erdhi ushtria”, kanë qenë disa nga thirrjet e studentëve.

Studenteto K (2)
Studenteto K (2)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb