Klubi Moskovit, një ditë pas ndeshjes së UEFA Europa League, FC Lokomotiv Moskva-K.F Skënderbeu ka kërkuar falje zyrtare në websiti-n zyrtar të klubit në internet. Klubi Moskovit mbi të gjitha kërkon ndëshkimin e tifozëve sipas rregullave të UEFA-S dhe Federatës Ruse të futbollit dhe u kërkon ndjesë tifozëve shqiptarë dhe klubit të futbollit “Skënderbeu” për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Më poshtë deklarata e plotë e klubit Moskovit

Ditën e djeshme, gjatë ndeshjes së futbollit të vlefshme për UEFA Europa League nda K.F Skënderbeu, të cilin ekipi ynë e fitoi 2-0, fansat tanë mezi prisnin rikthimin e ekipit në stadiumin “Cherkizovo” dhe kjo mbrëmje shihej si një ditë feste. Gjithsesi kjo atmosferë u zbeh nga një grup tifozësh që brohoritën thirrje dhune dhe shfaqen slogane politike.

FC Lokomotiva kërkon falje thellësisht për atë çfarë ndodhi. Mbështesim tolerancën zero në bazë të regullores së UEFA-s mbi diskriminimin.

Kërkojmë falje, tifozëve dhe klubit të futbollit “Skënderbeu” për atë çfarë ndodhi në stadium mbrëmjen e djeshme. Ju sigurojmë që përgjegjësit do të ndëshkohen në bazë të legjislacionit të Federatës Ruse të futbollit dhe do të marrim masat e duhura që në stadiumin tonë të mos përsëriten ngjarje të tilla.

FC Lokomotiva, inkurajon bashkimin e tifozëve në “luftën” kundër manifestimeve dhe sulmeve diskriminuese. Ne besojmë që shumica e tifozëve të klubit nuk e tradhëtuan besimin tonë, e duan futbollin dhe e kuptojnë që këto fenomene negative nuk janë të lejuara.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb