NGA ZONJA KATERINA
Përbërësit

400 gr thjerrëza
1 filxhan makarona elb ose tuba të vegjël
2 qepë të grira hollë
2 domate të grira në rende
1-2 thelpinj hudhër
3-4 lgj vaj ulliri
1 gjethe dafine
Kripë, piper
Përgatitja
Lajmë thjerrëzat dhe i vendosim të zihen sa të marrin valë, më pas i kullojmë dhe i shpëlajmë duke i lenë në kullesë. Në tenxhere hedhim gjysmën e sasisë së vajit të ullirit, qepën dhe hudhrat, shtojmë pak kripë dhe i kaurdisim për 2 minuta.
Më pas hedhim thjerrëzat, i përziejmë dy-tre herë, shtojmë më pas domaten dhe vazhdojmë kaurdisjen dhe për 2 minuta të tjera. Në fund shtojmë ujë të ngrohtë sa 3/4 e masës (mund të përdorim dhe buljon me një koncentrat pule). I lemë thjerrëzat të ziejnë për 20 minuta dhe më pas shtojmë dhe makaronat.
E përziejmë mirë gatimin dhe e lemë të ziejë për rreth 7 minuta duke shtuar gjethen e dafinës dhe vajin e mbetur. Fikim sobën dhe e lemë 10 minuta të pushojë gatimi në nxehtësinë e sobës dhe më pas është gati për t’u servirur.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb