NGA ZONJA VJOLLCA
300 gr fileto peshku
200 gr thjerrëza të kuqe
2 speca të kuq
1 degë selino me gjethe
Sallatë jeshile
1 tufë majdanoz
2 lugë gjelle uthull të bardhë
2 lugë gjelle lëng limoni
3-4 lugë gjelle vaj ulliri
½ lugë gjelle mjaltë
Kripë
Piper të zi


Fillimisht kaurdisim qepën derisa ajo të bëhet transparente. Ndërkohë vendosim thjerrëzat të ziejnë për 5 minuta në 500 ml ujë. Në një tas trazojmë uthullën me vajin, lëngun e limonit, mjaltin, kripën dhe piperin e zi. Në tiganin ku kaurdisëm qepën shtojmë selinon dhe specin e kuq. I trazojmë mirë dhe më pas shtojmë thjerrëzat e ziera, majdanozin dhe pak sallatë jeshile. E servirim gatimin duke e spërkatur me marinadën e përgatitur me uthull, vaj, lëng limoni dhe mjaltë.


(d.b/BalkanWeb)


Etiketa: