NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit
250 gr thjerrëza
2 karrota, 2 patate
1 kokërr qepë
250 gr sallam
3 lgj vaj ulliri
500 ml lëng perimesh
Kripë, piper, 1 lk sheqer
4 lgj uthull
200 ml pana
1 lgj mustardë
Përgatitja
Fillimisht pasi ti kemi shpëlarë thjerrëzat i vendosim të ziejnë me një litër ujë në temperaturë të ulët për 25-30 minuta. Ndërkohë qërojmë patatet dhe karrotat dhe i presim ato në kubikë të vegjël me brinjë 1 cm. Ndërkohë presim qepën dhe suxhukun në feta të holla.

Në një tenxhere me dy lugë vaj kaurdisim qepën, shtojmë në të thjerrëzat e lëngshme, kripë, piper, sheqer, uthull dhe lëngun e perimeve derisa të mbulohen thjerrëzat. I lemë të ziejnë përsëri për 10-15 minuta në zjarr të ulët dhe në dy minutëshin e fundit shtojmë sallamin.

Në një tigan me pak vaj skuqim perimet për 5 minuta, i rregullojmë me kripë, piper dhe i largojmë në një pjatë. Më pas, po në atë tigan, përziejmë panën dhe mustardën vetëm për 2 minuta duke e rregulluar me kripë, piper dhe arrë moskat.

Bëjmë servirjen duke vendosur fillimisht salcën, mbi salcë vendosim perimet e skuqura dhe në fund thjerrëzat me sallamin.

(da.xha/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: