Nga: ZONJA KATERINA

400 gr thjerrëza të kuqe, 1 qepë të thatë, 1-2 thelpinj hudhër, 2 domate, 4-5 lgj vaj ulliri, ½ lç xhinxhër pluhur, ½ lç kumel
½ lç kurkuma, Kripë, piper

Ngrohim vajin dhe kaurdisim qepën së bashku me hudhrën të grirë hollë. Më pas shtojmë thjerrëzat e lara dhe i kaurdisim për 2-3 minuta. Shtojmë dhe domatet të prera në kubikë të vegjël dhe vazhdojmë kaurdisjen duke shtuar xhinxhërën, kurkumën dhe kumelin. Hedhim më pas ujë ½ gisht lartë thjerrëzave dhe i lemë të ziejnë për rreth 25 minuta.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb