TIRANE

Më shumë se dy javë më parë Ajola Xoxa u përball me ngjarjen e dhimbshme të largimit nga jeta të babait të saj. Prej disa kohësh babai i saj vuante nga një sëmundje e rëndë dhe largimi i parakohshëm nga jeta ishte një ngjarje e tepër e rëndë për të.

Untitled 21

Sot Ajola ka ndarë një mesazh mjaft prekës me të gjithë ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke përfituar për të dhënë dhe disa këshilla për fëmijët kundrejt prindërve.

“U bënë më shumë se 2 javë pa babin dhe ajo çka më mungon më shumë është ta përqafoj. Të gjithë ju që i keni prindërit pranë, thojuni sa shumë i doni dhe përqafojini fort, ashtu siç do të kisha dashur të mund ta përqafoja tim atë tani. Për ju që i keni larg, merrini në telefon dhe bëni një bisedë të gjatë me ta. Asgjë nuk i gëzon më shumë se sa të jenë në praninë tuaj, e do të vijë një ditë që asgjë s’do t’ju gëzonte më tepër se sa të ishit në praninë e tyre. Thesari i vërtetë në këtë jetë është familja”- shkruan Ajola Xoxa në postimin e saj në rrjetet sociale.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb