Kryeministri Edi Rama, në konferencën e fundvitit me gazetarët, ka deklaruar se situata ekonomike shqiptare është pozitive.

Ai “thumboi” edhe opozitën duke shtuar se ka nga ata që pretendojnë se situata ekonomike në vend ka nevojë për evolucion.

Rama: Viti që po lëmë pas Shqipëria është ngritur në vlerësimin e Standard & Poors në BB+ dhe po ashtu edhe nga Mood’is Shqipëria u ngrit në BA3 e qëndrueshme. Këto janë institucionet ndërkombëtare të cilat kanë një profesionalizëm dhe përgjegjësi globale dhe këto çuditërisht nuk e reflektojnë frymën e tonin e shumë raportimeve që ekonomia dhe situata këtu është për revolucion, përkundrazi ka evolucion. Dhe po ashtu tek të ardhurat e Tatimeve dhe Doganave janë të ardhura që reflektojnë rritjen e ekonomisë, se përndryshe nuk rriten të ardhurat në një vend ku nuk rriten taksat.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb