Juventus barazon 2-2 me Venezian, duke komplikuar shumë llogaritë në Serie A dhe duke u larguar akoma më shumë me kreun. Goli i Gattit (22’) krijoi përshtypjen se gjërat do të jenë të lehta për bardhezinjtë vendas, por nuk rezultoi kështu. Ellertsson barazoi shifrat në të 51-tën, i asistuar nga Zampano.
Mysafirët përmbysën gjithçka në të 83-tën, me Idzes. Në fund, Vlahovic realizoi nga pika e bardhë për ekipin e Mottas. Pas këtij barazimi, Juventus është në vendin e gjashtë me 28 pikë, 9 pikë më pak se vendi i parë që mbahet nga Atalanta.